Me një postim ne rjetin social Facebook Kryetari i Komunes së Gostivarit reagon për demolimin e një pjese të lojrave në shëtitoren e lumit Vardar.
Ja postimi i tij i plotë:
Një nga investimet më të justifikuara publike që kemi bërë në qytetin tonë janë shëtitoret buzë lumit Vardar. Kemi krijuar një frymëmarrje për qytetarët të cilët mbushin hapsirat e këtyre rrugëve, por me keqardhje vërejmë se disa prej lojrave për fëmijë janë prishur nga abuzimi i pashpjegueshëm i individëve të papërgegjshëm.
Do ju kërkonim me dashamirësi që në vend që të shkatërrojnë pronën publike le të provojnë ta gëzojnë sepse kështu i ka hije gostivarasve të vërtetë.
Javë të Mbarë!
Ekipi i Komunës