Grupi i tifozëve “Shfercerët” në protestë të qetë ka kërkuar drejtësi për rastin “Sazdovski”, ku dy tifozë të këtij grupi Besir Bela dhe Skender Demiri u dënuan me 17 vite burg. Protestuesit deklaruan se kërkojnë drejtësi dhe jo të pavërteta. Besar Bela, vëllai i të akuzuarit Besir Bela, deklaroi se dy vite kanë heshtur pasi kanë pritur drejtësi, por me rikualifikimin e lëndës për këtë rast, si “Vrasje Mizore”, drejtësia dëshmoi se është selektive.
– Advertisment –
