Sot në Polac të Drenicës filluan aktivitetet për shënimin e 100-vjetorit të Hasan Prishtinës – Kryeministër i Shqipërisë.
Me këtë rast, drejtori i ITSHKSH-së, Skender Asani, bashkë me kreun e komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ai dhe me Jahja Llukën, Mehmet Prishtinën dhe përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta, nderuam të rënët për liri me homazhe dhe lule të freskëta.
“Ky ishte një rast i mirë të përkujtojmë të gjithë dëshmoret e luftërave tona për liri, komandantët legjendarë Adem Jashari, Shaban Polluzha, dhe sidomos figurën emblematike të Hasan Prishtinës, i cili vazhdon të jetë burim frymëzimi për gjeneratat në përpjekjet për shtetndërtim dhe status dinjitoz të shqiptarëve kudo që janë. Shihemi në Bllacë, më 10 prill, ku do të përurojmë “Murin e Kujtesës” dhe Parkun “Hasan Prishtina”! Lavdi të rënëve për liri!”, ka shkruar Asani.
Në dhjetor të këtij viti bëhen 100 vjet nga zgjedhja e Hasan Prishtinës për Kryeministër të Shqipërisë, me ç’rast do të organizohen disa aktivitete shkencore dhe botuese.
Data 23.05.2025
Aktuale
- Kuzhina tradicionale turke: Ushqim i shëndetshëm dhe qëndrueshmëri mjedisore
- Dy persona në Maqedoninë e Veriut janë infektuar me linë e majmunit
- UNICEF: Fëmijët në Gaza po vdesin nga uria
- Mickoski: Eksporti i produkteve bujqësore ka shënuar rritje për 5 për qind në tremujorin e parë të vitit 2025
- Bytyqi: Me nënshkrimin e marrëveshjes me Mbretërinë e Bashkuar, borxhi publik do të rritet me 60 për qind
- Shoqata Shkencore për Autizëm në RMV: Nevojitet trajtim më bashkëkohorë për autizmin
- Azeski – Beg: Në kohë pasigurie, forcimi i bashkëpunimit ekonomik midis vendeve është jashtëzakonisht i rëndësishëm
- Vetting: Dritan Agolli përfundoi në SPAK, dy orë në pyetje nga prokurorët! Abuzimet që zbuloi Kontrolli i Lartë i Shtetit: 100 milionë euro shkelje nga FSHZH