Marrëveshja me kompaninë italiane “leonardo” për blerje të sistemeve radar ka mbetur I njëjtë edhe para se të bashkëngjitet ish sekretari gjeneral Dragi Rashkovski por e dyshimtë është vonesa e pagesës së trashesë për të cilat shteti paguan kamata të larta, thotë Biljana Ivanovska, kryetarja e komisionit antikorrupsion në intervistë për REL.
Për rastin “Leonardo”, ku ende hulumtohet implikimi i ish sekretarit gjeneral të Qeverisë Dragi Rashkovski, Biljana Ivanovska, kryetarja e komisionit antikorrupsion, thotë se bëhet fjalë për rast voluminoz dhe shumë kompleks.
“E hapëm këtë rast edhe në aspektin e prokurimit publik, për të gjithë procedurën të përzgjedhjes së “Leonardo”-s si operator nga I cili duhej të merreshte ajo pajisje, është një proces voluminoz, dhe I njëjti ka mbaruar. Pjesa e dytë e rastit është kur dhe pse implikohet Rashkovski si dhe pse zgjatet koha e lidhjes së marrëveshjes, edhe pse kjo marrëveshje ka qenë e njëjtë me idenë paraprake, na kanë mbetur detaje të vogla, rreth 5 deri 10 % të përpunimit të rastit, por edhe kjo shpejtë do të përfundojë dhe do të shpallen rezultatet e këtij rasti.”
Në 5 gusht të vitit të kaluar, komisioni antikorrupsion bëri të ditur se do të hapë rast për prokurim publik për instalim të sistemit radar për të udhëhequr me trafikun ajror dhe për rolin e furnizimit të ish sekretarit gjeneral të Qeverisë, Dragi Rashkovski.