Edhe gazetari Marin Mema i është bashkuar thirrjeve për regjistrim të mërgatës në Maqedoni.
Mema përmes një video të publikuar në “Facebook” thotë se të gjithë shqiptarët duhet të bëhen pjesë e regjistrimit të popullsisë.
“Jo vetëm shqiptarët që jetojnë në Iliridë, por edhe shqiptarët që jetojnë kudo në të gjitha vendet e botës. Mërgata duhet të bëhet pjesë masive e këtij procesi thelbësor”, thotë Mema.
Ai rikujton se gjatë vitit 2011 në Maqedoni regjistrimi i anulua për shkak nuk i konvenonte regjimit të atëhershëm ndërsa sot mund të dëshmohet se shqiptarët me pak minuta do të ndikojnë në të ardhmen.