Kryeministri Zoran Zaev, në intervistë për “Dello” ëhstë shprehur se kryesimi I Sllovenisë me Bashkimin Evropian do ti japë kahje të rëndësishme zgjerimit të unionit, ai shton se vendi meriton mbështetje për hapat e rradhës drejt BE-së.
Maqedonia e Veriut është e fokusuar drejt së ardhmes, edhe shtetet fqinje I shohim si miqtë tanë, thotë kryeminisri Zaev në intervistë për “Dello”. Pritjet tona janë optimiste, edhe për vendin edhe për Ballkanin Perëndimor dhe kryesimi I Sllovenisë me BE-në do të kontribuojë në qasjen e Unionit sa I përket zgjerimit, thotë Zaev.
“Nëse dikush meriton ndihmë sa I përket hapave të ardhshëm drejt BE-së është Maqedonia e Veriut dhe është e rendësishme që Sllovenia, bashkë me vendet nga Vishegradi konfirmojnë se ende ka dicka evropiane në Unionin Evropian dhe kjo na shtyn të hecim përpara dhe na motivon te reformohemi dhe ta evropeizojmë shtetin tonë” thotë kryeministri në intervistë për “Dello”.
Zaev thotë se mosmiratimi I kornizës për negociatat me BE-në, vërtetë shkaktoi humbje kohe por, sic thotë ai, beson se do të respektohen vlerat evropiane dhe do të forcohen reagimet dhe kërkesat që vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë pjesë e zgjerimit të BE-së.