“Nëse nuk gjendet vullnet politik për të miratuar ligjin për ndihmën financiare për kompanitë, për pagimin e pagave për muajin shkurt dhe mars, kompanitë mund të përballen me probleme serioze, të cilat do të çonin në largimin e punëtorëve,” deklaroi për emisionin Magazina Ekonomike në Alsat”, Angel Dimitrov nga Organizata e Punëdhënësve. Argumentet bazohen në situatën në vendet evropiane.
– Advertisment –
Të gjitha kontaktet me partnerët tanë në Gjermani dhe Evropë janë që virusi po përhapet, dyqanet nuk po hapen, mallrat nuk po shiten fare. “Depot janë plot … që në çdo rast do të nënkuptojë mbylljen e shumë prej kompanive tona dhe nëse nuk kanë mbështetje financiare, është logjike që ata të pushojnë nga puna punonjësit e tyre,” tha Dimitrov.