Kuvendi është bllokuar, sepse shumica nuk mundet ta sigurojë shumicën në sallën e kuvendit, dhe jo shkaku i numrit të madh të amendamenteve, thotë deputeti i VMRO-DPMNE-së në opozitë Timço Mucunski, në intervistën e sotme në emisionin 200, në Alsat. I pyetur nëse me numrin e madh të amendamenteve bëhet bllokim, në vend të debatit në Kuvend, Mucunski thotë:
– Advertisment –
„Kuvendi në esencë është bllokuar, sepse shumica nuk mundet të sigurojë shumicë. Roli i opozitës është tu tregojë qytetarëve, se kur doni të funksiononi me atë formë të shumicës, kur nuk keni dialog adekuat…nuk mundet nga qeveria t’ua diktojnë zgjidhjen “merre ose lëre”, të tregohet kapacitet i vogël për pranimin e amendamenteve… dhe pastaj thonë, opozita bllokon. Opozita nuk është shumicë”, tha Mucunski.