Shoqëria Digjitale dhe Njeriu Filluan aplikimet për projektin “Shoqëria Dixhitale dhe Njeriu” organizuar nga Shoqata për Edukim dhe Mendim “Fettah Efendi” me mbështetje të Presidencës së Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike (YTB), në kuadër të programit Shkolla Rinore Ballkanike. Projekti do fillon në muajin mars dhe do të zgjasë deri në muajin shtator, i cili synon të shtjelloj tematikën e dixhitalizimit. Duke pasur parasysh zhvillimin jashtëzakonisht të shpejtë të internetit, medias sociale, dhe teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në tërësi si dhe ndikimit të periudhës post-Covid 19, mund të themi se njerëzimi ka hyrë në një epokë më të thelluar dixhitale. Ky proces, i cili shihet si një fazë për sa i përket historisë së civilizimeve, tërheq vëmendjen me potencialin e tij në “betejat” për t’u përshtatur në këtë epokë, ndikimin nga rrejtet sociale dhe përballja me realitetin e vërtetë dixhital, ku si rrjedhoj e paraqitjes të ambicies për të qenë i pëlqyer në botën virtuale do të rezulton me paraqitjen e një imagjinate të re të kohës. Nga ana tjetër, vlerat e përbashkëta njerëzore dhe përvoja e përbashkët në ballafaqimin me këtë gjendje të re duket se do të prodhoj tensione në shumë sfera të ndryshme. Qëllimi kryesor i këtij projekti është të bëjë shtjellimin e sfidave të dixhitalizimit, të diskutojë rreth dilemave nëse dixhitalizimi prodhon një transformim të ri politik, ekonomik, shoqëror dhe kulturor në aspektin e historisë botërore, si dhe të shqyrtohen pasojat negative dhe ato pozitive të shfaqjes së një strukture tërësisht të re si në atë shtetërore, shkollore, familjare, të diskutohet se si të prodhohen vlera njerëzore në një mjedis pa kufizim rregullash që solli me vete dixhitalizimi. Të drejtë aplikimi kanë studentët që ndjekin studimet deridiplomike dhe pasdiplomike. Aplikimet do të jenë të hapura më datë 12-22 mars 2021. Intervistat do të realizohen me datë 23-24 mars 2021 në selinë e Shoqatës për Edukim dhe Mendim “Fettah Efendi” e cila gjendet në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, perballë xhamisë Arasta. Linku për aplikim: https://forms.gle/mdaiGwjWjgtJ95AN9
Data 06.06.2025
Aktuale
- (VIDEO) Besimtarët mbushin xhamitë, Bajrami fisnikëron shpirtin!
- Eleminimi i Edmond Papës! Andrew Bode lidhi pakt vëllazërie 3 javë para krimit, ekzekutimi i biznesmenit hakmarrje për Sançon
- (VIDEO) Zjarri në “Pulse”, LSDM: Biznesmeni i afërt me Mickoskin siguroi fishekzjarret
- Gjatë fundjavës së zgjatur, transporti publik në Shkup me orarin e të dielës
- U konstatua duke transportuar me automjet kundrejt fitimit emigrantë nga Palestina, 37-vjeçari përfundon në prangat e policisë
- Shfrytëzonin 3 kineze për prostitucion në Vlorë! Arrestohet 28-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtorja! Policia zbardh aktivitetin e paligjshëm
- Sakrifica dhe solidariteti: Mesazhi i kryeministrit Kurti për një shoqëri më të mirë
- Kryeministri Rama: Shqipëria në krye të Europës për rritjen e flukseve turistike, +136% krahasuar me periudhën para pandemisë