Një banesë është djegur tërësisht në afërsi të objektit të vjetër të Universitetit të Tetovës, ndërsa disa persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, si pasojë e frymëmarrjes së rënduar nga tym.
Zjarri ka shpërthyer rreth orës 12:30 min, ndërsa në banesë nuk ka pasur banorë në momentin e shpërthimit të zjarrit, por përhapja e tymit nëpër pallat, ka bërë që të ndjehen keq banorët e hyrjeve tjera.
NJTZ ka intervenuar me tre makina kundër zjarrit dhe 9 zjarrfikës me çrast fillimisht janë evakuuar gjithë banorët e pallatit, ndërsa më pastaj, është lokalizuar edhe zjarri që ka shpërthyer në banesë. Sipas informatave të para, shkak i zjarrit ka qenë ngrohësja elektrike.
“Shumë shpejt zjarrin e kemi futur nën kontroll dhe kemi bërë evakuimin e banorëve nga banesat. Mendoj që u kry gjithçka ashtu siç duhet sepse nuk lam flakët e zjarrit të depërtojnë edhe nëpër banesa tjera”, tha Uka Aliti. komandant i NJTKZ. Bashkim Sulejmani
Data 23.06.2025
Aktuale
- Izraeli në alarm: Si SHBA-të mbështesin Izraelin në kriza si Kosovën në vitin 1999
- Kujt i pengon “Trëndafili i Çamërisë” në Shkup?
- ASH-Taravari: Draft-ligji i kontestuar: VLEN manipulon, heshtja e zv/kryeministrave shqiptarë ngre dyshime
- “Alternativa gënjen mediat e opinionin se faqja është hakuar – unë e kam krijuar “
- Presidenti izraelit: Trump e mori vetë vendimin, nuk po e tërheqim Amerikën në luftë me Iranin
- Izet Mexhiti prezanton aderimin e Ramadan Imerit: Mirë se erdhe në rrugën që VLEN!
- Shpallen fituesit e turneut të shahut “Anpasan” të organizuar nga SHK “Vizioni-M”
- BDI reagon ndaj projektligjit të ri për përfaqësim të drejtë: Një përpjekje për zhbërjen e rendit kushtetues multietnik