Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski i nxitur nga deklarata e fundit e presidentit Stevo Pendarovski që e tha mbrëmë në ClickPlus, sot ka pyetur: Kush gënjen më shumë, kryeministri (Zoran Zaev) apo presidenti?
Në videon që ia ka bashkëngjitur kësaj pyetje, Mickoski ka përfshirë deklaratat e Zaevit për vaksinat anti-Covid dhe deklaratën e djeshme të Pendarovskit për korrespodencën me kompaninë Pfizer.
“Cili gënjen më shumë? Kryeministri apo presidenti? Është fakt se Maqedonia, përveç disa mijëra të donuara, ende nuk ka parë një vaksinë nga asnjë prodhues. Dorëheqje për Qeverinë më të paaftë”, tha Mickoski./TV21