Enti Shtetërorë për Statistika njofton se numri i qytetarëve të regjistruar që jetojnë jashtë vendit ka shkuar në 49.837, transmeton Alsat. Numrat që janë regjistruar deri më ditën e sotme, respektivisht deri në ora 08:00. EShS thekson se regjistrim përmes aplikacionit online mund të bëhet deri me 21 prill. Paralelisht me regjistrimin online të diasporës, por zhvillohet edhe regjistrimi i personave të pastrehë në vend, të burgosurve dhe përfaqësuesit diplomatik. Regjistrimi i popullsisë brenda vendit pritet të nis me 12 prill dhe do të zgjasë deri me 21 prill.
– Advertisment –
Regjistrohuni në: https://census.stat.gov.mk