Përmes aplikacionit për vetëregjistrim deri në orën 08.00 të ditës së sotme, janë evidentuar 49.837 persona – ka njoftuar Enti Shtetëror për Statistika.
Faza e parë e Regjistrimit të popullsisë, amvisërive dhe banesave filloi më 1 Mars me regjistrimin e të punësuarve në përfaqësite diplomatiko-konsulare dhe familjeve të tyre, të diasprës, pjesëtarëve të ARMV-së në vende të huaja, të burgosurve dhe të pastrehëve. Ky aktivitet do të zgjasë deri më 21 Prill, kur edhe zyrtarisht duhet të përfundojë regjistrimi, që do të fillojë më 1 Prill.