Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot mbledhje do të mbajnë Komisionet për Mbikëqyrje mbi Zbatimin e Masave për Ndjekjen e Komunikimeve, për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive dhe Komisioni Ligjvënës-Juridik.
Raporti vjetor për punën e Agjencisë Teknike-Operative Shkup 2020 dhe Plani vjetor financiar për vitin 2021 i Agjencisë Teknike-Operative për mjetet nga kompensimet nga Agjencia për Komunikime Elektronike, janë në rend dite të Komisionit për Mbikëqyrje mbi Zbatimin e Masave për Ndjekjen e Komunikimeve.
Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive, siç është paralajmëruar, do të mbajë dy mbledhje, në të cilat do të debatojë për Propozim-ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për kundërvajtje, me procedurë të shkurtër, në lexim të dytë, si dhe për Raportin e veçantë të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit për keqpërdorimet e konfirmuara në financimin e fushatës zgjedhore Zgjedhje të parakohshme për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut – 2020.
Në agjendën e Komisionit Ligjvënës-Juridik janë propozim ligjet për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për mbrojtje shëndetësore, të Ligjit për sigurim shëndetësor dhe të Ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për letërnjoftimet, të gjitha në procedurë të shkurtër.