Një 30-vjeçare ka ndërruar jetë në rrugën ”Don Bosko” në Tiranë, pasi u vetëhodh nga kati i 3-të i pallatit.
Mbetet e paqartë përse vendosi të kryente këtë akt tragjik, por paraprakisht dyshohet se kishte probleme të shëndetit mendor.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 07.03.2021, rreth orës 15:55, në rrugën “Don Bosko” dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e katit të 3-të të pallatit ku banonte shtetasja S. K., rreth 30 vjeçe, ku për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se vuante nga probleme të shendetit mendor.