BDI mblodhi sot krerët e degëve të partisë. Në lidhje me këtë mbledhje në opinion dolën zëra për bojkot të disa degëve të caktuara.
Ashtu siç njoftoi gazeta Lajm, mbledhja u bojkotua nga kryetari i degës së Çairit, Izet Mexhiti.
Në mbledhje mori pjesë sekretari i përgjithshëm i degës së Çairit, Rami Qerimi, i cili konfirmoi pjesëmarrjen në mbledhjen e sotme.
Në mbledhje nuk ishte prezent as kryetari i degës së Sarajit, ne vend te tij shkoi nënkryetari i degës së Sarajit, Sadush Arifi.
Në mbledhjen e sotme morën pjesë të gjitha degët tjera të BDI-së.
TetovaSot meson se mbledhja është zhvilluar në frymë positive dhe të gjithë pjesëmarrësit kanë mbështetur liderin e BDI-së, Ali Ahmetin, në të gjitha vendimet e marra deri tani.