Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela pas përfundimit procedit zgjedhor ka deklaruar se me fitoren e Vetëvendosjes kthehet shpresa për ndryshim tek shqiptarët kudoqofshin ata.
“Fitorja e thellë e Vetëvendosjes dëshmoi forcën e sovranit për ta bërë ndryshimin, drejt mirëqenies së qytetarëve, zhvillimit ekonomik dhe funksionimit të shtetit ligjor.
Me fitoren e Vetëvendosjes kthehet shpresa për ndryshim tek shqiptarët kudoqofshin ata!
Kjo fuqi politike padyshim që bart mbi vete edhe peshën e përgjegjësisë për të ardhmen e Kosovës.
Urime Albin Kurti, urime Vjosa R. Osmani! Gëzuar Shqiptar të Kosovës për përcaktimin dhe zgjedhjen e Juaj!”, ka shkruar Sela.