Në prag të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, opozita shqiptare në Maqedoninë e Veriut po i jep përkrahje të fuqishme Vetëvendosjes dhe kryetarit të saj, Albin Kurti.
Pas përkrahjes publike të dy eksponentëve partiakë, Zeqirija Ibrahimi nga Alternativa dhe Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët, mbështetje të fuqishme për Vetëvendosjen ka dhënë edhe lideri i Alternativës, Afrim Gashi, i cili gjatë një prononcimi për Syri TV në Shqipëri ka thënë: “Fushata kundër Albin Kurtit vetëm po e forcon më shumë Albinin. Vendimi juridik për Kurtin po mundohet ta pengojë vullnetin politik të qytetarëve të Kosovës”, theksoi Gashi.
Në lidhje me vendimin e KQZ-së për moslejimin e kandidimit të Kurtit, kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, ka thënë se veprimi në fjalë është i padrejtë.
Këtë të diel, më 14 shkurt, në Kosovë do të mbahen zgjedhjet parlamentare, ku sipas të gjitha anketave të realizuara nga institucione relevante, Albin Kurti pritet të jetë i fitues absolut i zgjedhjeve.
https://fb.watch/3xnUnvpxjU/