Thuajse në çdo klasë të shkollës fillore “7 Marsi” të komunës së Çairit është vendosur një ngrohëse shtesë, për shkak se radiatorët e shkollës nuk ngrohin mjaftueshëm. Për këtë janë ankuar edhe prindërit, disa prej të cilëve tashmë në shkollë kanë sjell edhe pajisje ngrohëse. Shkolla në fjalë ngrohjen e siguron nga ngrohtorja Shkup-Veri. Ushtruesi i detyrës drejtor Ajdin Ramadani thotë se ngrohja është sa për sy e faqe dhe nuk plotëson nevojat e shkollës.
Mirëpo tash kur ishin temperaturat me të ulëta, me të vërtet u vërejt ngrohja e shkollës sepse nuk e lëshojnë sa duhet ngrohjen. Me të vërtet kanë të drejtë që ankohen edhe prindërit edhe arsimtarët. Ata asnjëherë nuk kanë mirëkuptim, asnjëherë, qe sa vite jemi me ngrohjen e veriut ata nuk kanë mirëkuptim as për banorët e jo më shkollat. Në disa klasa prindërit janë interesuar dhe vet I kanë sjellë. Vet prindërit janë mundu me i furnizuar klasat”, tha Ajdin Ramadani, u.d drejtor I sh.f “7 Marsi”.
Alsat, për këtë problematikë iu drejtua ngrohtores Shkup-Veri. Nga kjo e fundit morëm përgjigje se deri në këtë moment, nuk është vërejtur asnjë problem në furnizimin me ngrohje të shkollës fillore “7 Mars” Shkup. Sipas tyre, në periudhën e ngrohjes, është siguruar furnizim i pandërprerë i energjisë termike ndërsa shkolla nuk ka dërguar asnjë vërejtje ndaj ngrohtores Shkup Veri në lidhje me cilësinë e ngrohjes, nuk është raportuar ndonjë problem, dhe nuk është paraqitur asnjë kërkesë për të rritur furnizimin me energji termike. Për momentin, në shkollën “7Marsi” mësimin në shkollë e ndjekin mbi 300 nxënës nga klasa e parë e deri në tretë./Alsat