Mëngjesi i sotëm i ka gjetur nën ujë disa banesa në Shijak, pasi për shkak të reshjeve të dendura të shiut gjatë orëve të natës ka dalë nga shtrati lumi Erzen.
Si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Erzen janë përmbytur biznese dhe shtëpi.
Gazetarja Klodjana Haxhiaj bën me dije për “BalkanWeb” se të përmbytura janë katet e para të banesave. Po sipas raportimit të saj flitet për 10 familje të izoluara.