Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Kavajë.
Nga sa bëhet e ditur, dy persona, ende të paidentifikuar, kanë tentuar të vjedhën me dhunë banesën e shtetasit Xh. D., 70 vjeç, të cilin e ka goditur me sende të forta.
Për pasojë, i moshuari nga përfunduar në spital por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Sipas uniformave blu të Kavajës, autorët nuk kanë mundur të realizojnë grabitjen.
Policia Kavajë
Informacion paraprak
Më datë 22.01.2021, në orën 20:00, në Kavajë dyshohet se dy persona ende të paidentifikuar kanë tentuar të vjedhin me dhunë banesën e shtetasit Xh. D., 70 vjeç, të cilin e ka goditur me sende të forta, dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Autorët nuk ka mundur të realizojnë vjedhjen dhe janë larguar me shpejtēsi.
Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorëve.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisē vijon punën për sigurimin e provave që do ti shërbejnë zbardhjes së ngjarjes.