Policia e rajonit të Gostivarit mbrëmjen e djeshme ka arrestuar tre persona, nën dyshimin për tregti ilegale me kokainë, transmeton Alsat.
– Advertisment –
“Janë privuar nga liria K.M. (30), K.O. (20) nga Gostivari, si dhe O.S. (19) nga fshati Banjicë e Epërme të Gostivarit për shkak të dyshimeve për kryerje të veprës penale `prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e substancave narkotike dhe substancave psikotrope` si dhe për `përdorim të substancave narkotike`”, informon Ministria e Brendshme.
Gjegjësisht tek K.M. gjatë kontrollit u gjetën pesë pako kokainë, të cilat ai donte t’ia shiste personave K.O. dhe S.O.