Ish-deputeti, Labinot Tahiri ka njoftuar se ka përfunduar mbledhjen e parave për dy kaçanikasit, Enver Xhoklin dhe Fidan Gashin, dy nga të lënduarit rëndë nga shpërthimi i bombolës së gazit në një restorant në Ferizaj.
Ata janë nisur të dërgohen për trajtim mjekësor në Linz të Austrisë.
Por, Labi është zotuar se do të vazhdoi të ndihmojë të gjithë ata që kanë nevojë.
“Ne vazhdojmē me veprime të tjera për familjet e të lënduarvë dhe për të lënduarit”, ka shkruar Labi./Gazeta inFokus/