Në përfundim të këtij viti, SHB “Logos-A” ka kënaqësinë që ta prezantojë botimin më të ri – serinë 8-vëllimëshe të autorit Ismail Ahmedi.
Bëhet fjalë për gjithë opusin shkencor të studiuesit dhe pedagogut, të botuar ndër vite dhe të përgatitur enkas për këtë seri.
Prof. Dr. Ismail Ahmedi, i lindur në Kërçovë, është profesor shumëvjeçar në Universitetin e Prishtinës, në degën e Orientalistikës, themelues i degës së Filologjisë Orientale në Universitetin e Tetovës dhe studiues i thelluar në fushë të filologjisë shqiptare dhe orientale, për çka dëshmon edhe kjo seri veprash.
Logos-A
Frymëzimi vazhdon…