Halkbank AD Shkup ka ndarë një donacion me teste të shpejta të koronavirusit të ri (COVID-19) në vlerë prej 50.000 euro, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e postuar në Facebook, Halkbank AD Shkup tha se me kërkesë të Klinikës Infektive kanë dhuruar teste të shpejta në vlerë prej 50.000 euro, për të cilat thuhet se nga muaji i kaluar janë vendosur në përdorim.
“Njerëzit janë të rëndësishëm, ndërsa më e rëndësishme është të ndihmohet kur më së shumti ka nevojë. Shpresojmë se në këtë mënyrë do të ndihmojmë në luftën që bashkërisht po e bëjmë”, thuhet në njoftim.
“Mbrohuni, mbroni të afërmit tuaj dhe respektoni masat. Të mbrohemi dhe të jemi të sigurt”, theksohet më tej në njoftimin e Halkbank AD Shkup.