“Si nga Shkupi?!”, “Kjo tingëllon si botërore!”, “Mendoja se është ndonjë i huaj”, “Botërore, por e jona” – janë disa nga reaksionet e njerëzve kur e kuptojnë se ai është një artist vendas.
Yon Idy, kantautor nga Shkupi, do të performojë të dielën në festivalin Taksirat, i cili do të transmetohet on-line dhe në MTV3 plot 13 orë, duke fillar nga ora 11. Ai do t’i interpretojë këngët e tij origjinale të cilat i ka publikuar deri më tani, siç janë Gentle, Walking the Line of Love, Waste No Love, Back Around, duke përfshirë edhe këngën e tij të pare të publikuar, Hold Me Close. Pjesa tjetër e repertorit do të plotësohet me këngë të cilat do t’i intepretojë për herë të parë. Sipas Yon-it, ky është një rast i veçantë, vendi i duhur për ta prezantuar punën e tij, të krijuar gjatë disa viteve të kaluara.
https://www.facebook.com/TaksiratFestival/
-Kjo është skena në të cilën gjatë viteve të kaluara kanë marrë pjesë artistë nga e gjithë bota, koncerte në të cilat kam qenë prezent, i kam shijuar dhe kam mundur të shoh gjëra të reja. Ideja që edhe unë do të jem pjesë e kësaj skene është ngazëllyese për mua. Duke u afruar dita, ndjenja bëhet gjithnë e më sureale, më ofrohet mundësia të cilën e prisja, të shfaqem para publikut vendor, thotë Yon-i.
https://www.facebook.com/events/388688219067177/
Artisti për të cilin të gjithë mendojnë se është i huaj. Me siguri është një kompliment, por më e rëndësishmja është që ta njohim këtë talen, i cili është mes nesh. Ndiqeni performancën e tij dhe kënaquni aq sa kënaqemi ne kur e dëgjojmë.