Pas disa vërejtjeve se po e shkel rrjedhën e gjykimit gjykatësja Sofçe Gavrillova – Efremova, e përjashtoi nga salla e gjykimit të akuzuarin e parë Bojan Jovanovski – Boki 13.
Ky vendim i gjykatëses Gavrillova Efremova në seancën e sotme gjyqësore për rastin “Lidhja Ndërkombëtare” erdhi pasi i akuzuari i parë iu drejtua gjykatëses “se do ta përjashtojnë se është servile”.
“Për shkak të shkeljes së rendit në sallën e gjykimit dhe ofendim dhe mosrespektim të gjykimit”, i akuzuari Bojan Jovanovski përjashtohet nga salla e gjykimit”, vendosi gjykatësja Sofçe Gavrillova – Efremova.
Paraprakisht, në seancën e sotme gjyqësore, gjithashtu për shkak se pengonte prezantimin e dëshmive ishte përjashtuar nga salla e gjykimit edhe i akuzuari Mile Jovanovski, babai i të akuzuarit të parë Jovanovski.