Në tremujorin e tretë të vitit 2020, shkalla e vendeve të lira është 1.69 për qind, sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikave. Numri më i madh i vendeve të lira të punës, përkatësisht 3,227 janë në grupin e pestë të profesioneve – Punëtorët në aktivitetet e shërbimit dhe shitjes.
Shkalla më e lartë e vendeve të lira të punës prej 4.69 për qind ka sektori Objekte për akomodim dhe aktivitetet e shërbimit me ushqim, ndërsa shkallë më të ulët prej 0.17 për qind është regjistruar në sektorët e energjisë elektrike, gazit, avullit dhe klimatizimit dhe administratës publike dhe mbrojtjes; sigurimi i detyrueshëm social.
Bizneset me 3 deri në 9 të punësuar e kanë shkallën më të lartë të vendeve të lira të punës e cila është 2.44 për qind.
Të dhënat e ESHS-së, Rajoni i lindjes e ka shkallën më të lartë të vendeve të lira të punës e cila është 2.11 për qind.