Nga: Anisa Bahiti
Ato pamje që pamë nga morgu i spitalit të Tiranës janë një turp i madh i Shqipërisë së 2020. Turp i madh i shoqërisë, i shtetit, i spitalit dhe i drejtuesve të morgut. Një turp që të ngjeth mishin jo për pamjet makabre të hedhjes së të ndjerëve nëpër dysheme si plaçka pa vlerë, por për faktin se të lë të kuptosh që në një vend që s’ka vlerë jeta, s’ka respekt as për të vdekurit.
Në besimin islam kur dikush ndërron jetë lahet, pastrohet, parfumoset dhe në fund futet në qefin. Larja i bëhet sipas ritit dhe faljes shoqëruese dhe në fund varroset i shoqëruar nga lutjet dhe lotët e familjarëve të tij.
Në besimin e krishterë njeriu që ka ndërruar jetë lahet, vishet bukur, rregullohet në arkivol, dërgohet në kishë, ku meshërohet në përshpirtjen e jetës dhe të jetës së pertejme te tij dhe pastaj përcillet në banesën e fundit me respekt, dhembsuri nga familjarët dhe ata që e njohën.
Në traditën shqiptare kanunore edhe hasmit i repsektohet vdekja edhe hasmi ka kohë të repsektojë të vdekurit e tij, e më vonë i rikthehet hasmërisë. Kjo ndodh se ata që kanë ikur nga kjo botë nuk janë mbeturina biologjike që hidhen në tokë me thasë, si plehrat që hedhim çdo ditë.
Ata janë njerëz që kanë punuar me mund e djersë për këtë vend, kanë rritur e edukuar fëmijë, kanë dhënë më shumë seç kanë marrë nga Shqipëria. Kanë punuar, paguar taksa, kanë patur ëndrra dhe jetë, kush më shumë e kush me pak.
Ata kanë patur të drejtën të kishin spitale të mira në vendin e tyre, ku të përballeshin me sëmundjet, pasi herët a vonë secili nga ne do përballet, por nuk gjetën as minimumin: respektin e shërbimit kur të iknin nga kjo botë.
Nuk ka nevojë njeriu t’i kujtojë drejtuesve të morgut, të spitalit apo dhe të poltikës, institucioneve të vendit se çfarë thotë ligji për ata që dhunojnë kufomat, por mjafton t’i kujtojë një rregull fetar të kësaj bote:” Çfarë të besh do të gjesh”. A mos vallë në ikjen Tuaj do të donit t’ju trajtonin kështu, si mbetje biologjike?! Është e kuptueshme por jo e justifikueshme që për shkak të pandemisë spitalet tona kanë kolapsuar dhe jetët njerëzore ikin, por kjo nuk justifikon askënd t’i trajtojë ata njerëz si plehra në fundin e jetës së tyre.
Ato foto janë një turp i madh për shoqërinë dhe shtetin shqiptar. Një turp që do të mbahet mend gjatë, ndaj sot është koha që të gjithë të reflektojnë e ta ngrenë zërin e tyre, në respekt të atyre që nuk janë më, në vend të një lutje apo një mëshimi në përshpirtjen e tyre!
Data 07.05.2025
Aktuale
- Përfundon takimi i krerëve të VLEN-it me Mickoskin, Taravari largohet nga Qeveria
- VLEN i mbyll derën e Qeverisë Taravarit: S’ka vend për aleatë të BDI-së
- Taravari për VLEN: S’ia vlen as të reagosh!
- Të diplomuarit nga Az’hari i famshëm kërkojnë sqarim nga Myftina e Shkupit për “Imamin shqiptar”
- Izet Mexhiti njofton hapjen e ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Riad
- Sherri kishte nisur disa ditë më parë! Policia zbardh dinamikën e dhunimit të efektivit në Kukës! Identifikohet një prej autorëve
- Maqedonia e Veriut do të hapë ambasadë në Riad të Arabisë Saudite
- Dhunohet efektivi i policisë në Kukës, disa persona i shkojnë në banesë dhe e rrahin! Dërgohet në spital me plagë të shumta në trup