Thirrja për regjistrim dhe pjesëmarrje në ngjarjen më të madhe energjetike në vend, Forumin e Energjetikës MEFF2020 të cilin e organizon Instituti ZIP, ndërsa në të cilin pjesëmarrjen e ka konfirmuar ndihmësi i sekretarit shtetëror i SHBA-së për Energjetikë dhe Burime, Frensis Fenon, është në vijim.
Thirrja, siç njofton koordinatori i Institutit ZIP përmes kumtesës për media, Fexhri Selami, është e hapur në faqen zyrtare të forumit: www.mef.mk.
“Jemi veçanërisht të kënaqur me faktin që z. Frensis R. Fenon është ndër folësit e kësaj ngjarje”, thotë Selami.
Edicionin e tretë të Forumit të Energjetikës MEFF2020 që do të mbahet më 23 nëntor në Shkup, është paralajmëruar ta hapë Kryeministri Zoran Zaev, ndërsa pjesëmarrës pritet të jenë ambasadorja e SHBA-së në vend, Kejt Meri Bërnz, shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup, Dejvid Gir dhe shumë panelistë të tjerë nga fusha e energjetikës.
Ngjarja, siç njofton organizatori, është e organizuar në formë hibride, që do të thotë se pjesëmarrësit do ta ndjekin përmes platformës ZOOM.
Forumi organizohet nga Instituti ZIP, Ambasada amerikane në Maqedoninë e Veriut dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa i njëjti financohet nga “German Marshall Fund” në SHBA – Ballkan Trust for Democracy, Ambasada e Mbretërisë Norvegjeze në Beograd, SHA MEPSO dhe Delegacioni i BE-së në Maqedoninë e Veriut.