“Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe çlirimtare. Në këtë është i bindur çdo shqiptar kudo që jeton ai. Në kohën kur po hidhet hije mbi drejtuesit e UÇK-së në Dhomat e Specializuara, duke u ngritur akuza për krime lufte, nuk ka pasur shqipar që është ndjerë rehat. Andaj nuk e kuptoj kujt i shërben njollosja e drejtuesve më të rëndësishëm politik të shqiptarëve. Hedhja e akuzave ndaj kryetarit të PD-së, mikut tim Lulzim Basha, kjo për interesa elektorale, mendoj se e dëmton imazhin e shtetit dhe të politikës shqiptare. Kjo është tendencioze dhe e dëmshme për të gjithë ne. Mbështes Luzim Bashën dhe secilin lider tjetër shqiptar mbi të cilin hidhen akuza për tradhti ose involvim në ndërmarrje që kanë të bëjnë me procedim të materialeve ose lëndëve në shërbim të politikave serbo-ruse e në dëm të drejtuesve të UÇK-së.“, shkruan kryetari i Alternativa, Afrim Gashi.
Data 26.02.2025
Aktuale
- Mickoski: Këshilli i Prokurorëve Publikë duhet ta dëgjojë zërin e qytetarëve për shkarkimin e Kocevskit
- Talat Xhaferi është zgjedhur shef i Shtabit Politik të BDI-së
- “Kishte epsh ndaj të nxirave të mia”- Egli e akuzon rëndë Laertin
- Ambasadori Rohde viziton deponinë në Mirash: Një alarm për shëndetin dhe mjedisin
- Vero, Tineks, Kam, Reptil dhe Lidhja e Odave Ekonomike, kanë bërë “bashkim karteli” që të ndikojnë në çmimet
- Mickoski për shkarkimin e Kocevskit: Këshilli i Prokurorëve duhet të dëgjojë zërin e qytetarëve
- Hetimi amerikan: Si Soros ndërhyri me dollarët e USAID në Shqipëri dhe kundër VMRO DPMNE në Maqedoni
- Sekretari i Përgjithshëm i RCC-së, Amer Kapetanoviq, takon në Shkup zyrtarët më të lartë shtetëror