Sonte në emisionin “Target” nga Emad Mehmeti në Almakos, i ftuar është nënkryetari i VMRO-DPMNE, Aleksandar Nikoloski.
“z. Zoran Zaev dhe z. Ali Ahmeti i dhanë një biznes të tillë, që problemi të jetë edhe më i madh, para zgjedhjeve dëgjuam biseda në të cilat Daka Davidoviq thotë se ka dhënë 300 mijë euro ryshfet, se kur do të përfundojë puna do të japë edhe 2 milion euro ryshfet për z. Zoran Zaev, z. Dragi Rashkovski dhe të tjerët në qeveri, por edhe 2 milion euro për ndonjë Hazbi, për të cilin BDI-ja duhet të përgjigjet se kush është ai Hazbi, ndërsa ne vetëm mund të supozojmë se kush mund të jetë, dhe dymijë metra katrorë për pompën e benzinës dhe objektet atje, që do të thotë se e tërë krimi-skema që ishte prezantuar në opinion para zgjedhjeve, pas zgjedhjeve z. Zoran Zaev dhe z. Ali Ahmeti e realizuan, deri sot e kësaj dite nuk kemi dëgjuar asnjë fjalë nga kryetarja e komunës në lidhje me këtë çështje, që të thotë, as z. Ali Ahmeti nuk është prononcuar në lidhje me këtë gjë”, tha mes tjerash për “Target” në Almakos, Nikoloski lidhur me skandalin e publikuar në Tetovë “Shik-Jellak”.