Së bashku me anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës mbrëmë patëm nderin të zhvillojmë një takim online me z. Peter Beyer, deputet i Bundestagut Gjerman si dhe anëtar i Komitetit të Punëve të Jashtme ku ai është raportuesi kryesor për marrëdhëniet transatlantike dhe për Ballkanin Perëndimor. Ai gjithashtu është anëtar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ku shërben si raportues për Kosovën.
Si njohës i mirë i zhvillimeve në rajonin tonë, z. Peter Beyer vuri në pah se Ballkani Perëndimor është pjesë e Europës dhe se po punohet për integrimin e këtyre shteteve në Bashkimin Europian. Ai e nënvizoi dhe rëndësinë e plotësimit të kushteve nga ana e vendeve të Ballkanit Perëndimor, reformat që duhet t’i kryejnë këto vende. Gjatë fjalës së tij z. Beyer në mënyrë të veçantë nënvizoi përpjekjet e Gjermanisë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës si dhe rikonfirmoi se vendi i tij vazhdon të jetë mbështetës i fuqishëm i procesit të integrimit europian si dhe i bashkëpunimit mes vendeve të rajonit.
Takimin e mbyllëm duke e çmuar lart përkushtimin e deputetit Beyer për ta ndihmuar rajonin tonë si dhe duke e falënderuar për këshillat e tij dashamirëse për rolin e diasporës sonë në çuarjen përpara të proceseve integruese e të zhvillimit ekonomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor.