Prej disa kohësh ka filluar një histeri e madhe “anti Erdogan” në Europë dhe në mediat e saj. Akuzohet për gjithçka të ndodhur; nga Libia në Jemen, nga Mesdheu në Armeni, nga Siria në Greqi, nga Qipro në Liban, e nga Holanda në Francë. Çdo dështim i brendshëm ose i jashtëm Europian i faturohet Erdoganit. Niset një kriminel nga Tunizia kalon dhe strehoet nga autoritetet në Itali, shkon dhe vret disa njerëz të pafajshëm në Nise, Francë, prapë debati publik është: “ Erdogani dhe panislamizni i tij”.
Por si është e vërteta ?
Në 18-të vjet Erdogani e ka transformuar Turqinë nga një vend në krizë të thellë në një nga 10-të Fuqitë më të Mëdha botërore, ekonomike dhe politike. Ai ka përmirësuar me dhjetra herë më shumë jeten e turqve dhe i ka dhënë jete, shpresë e biznes rinisë turke. Ai ka vendosur autoritetin ushtarak, politik e strategjik të Turqisë aty ku i takon. Turqia është fuqia më e madhe rajonale në Mesdheun Jugor dhe Detin e Zi. Ajo është kthyer në një superfuqi ekonomike, turistike dhe ushtarake. Megjithatë në diskurin politik të vendeve të BE-së, çdo dështim të tyre të brendshëm ia faturojnë “fuqisë” së Erdoganit. Kjo ndodh me Holandën, me Gjermaninë, Francën, Greqinë, Italinë etj.
Kaq e paarsyeshme është kjo situatë sa që dhe ata që nuk përkrahin Erdoganin, apo dhe qasjen e tij doktrinare, fetare kur sheh që çdo kurth apo dështim i faturohet atij, i vjen të mendojë a mos është koha që BE-ja, e cila me zor mori 1 milion emigrante gjatë periudhës 2014-2015, ndërkohë që Turqia ka 5 milionë të tillë në shtetin e vetë prej vitesh, fajin ta shohë te vetja dhe jo tek “Turqia e Erdoganit ?!”
Anisa Bahiti
Data 07.05.2024
Aktuale
- Moment i sikletshëm për Eglën – Graciano Tagani i hipën sipër dhe e përqafon
- Rama: Nuk mbaj në detyrë asnjë burrë me para të vjedhura, kur i vjen koha të thirret nga SPAK të luftojë për veten
- Kërkohet pezullimi i futbollit në Brazil
- Policia ndalon katër të mitur në Shkup, janë kapur duke vjedhur
- Nëna u hodh në Bunë me tre fëmijët e mitur, gjendet edhe trupi i pajetë i djalit 3-vjeçar
- Rasti i pazakontë mes nipit e dajës: Zbulohet kush është i dyshuari – kërkohet paraburgimi i tij
- Shpërthen zjarr në një shtyllë elektrike në Tetovë
- Bes Kallaku ‘thumbon’ Xhensilën? Ndjekësit kanë kapur një detaj të ri