Mesatarisht, 80 përqind e rasteve pozitive me koronavirus janë raste asimptomatike, dmth nuk kanë pasqyrë klinike të sëmundjes, tha kryeepidemiologu Zharko Karaxhoski në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Sipas Karaxhovskit, vetëm 2-4 për qind e pacientëve shtrihen në spital, të cilët kanë gjendje të rëndë shëndetësore.
“12-14 për qind kanë pasqyrë të lehtë klinike, me simptoma të lehta, për disa kjo nënkupton temperaturë, ethe, dobësi, gjendje jo e mirë, rrjedhje të hundëve, pasqyrë klinike ku pacientët me terapi adekuate qëndrojë në shtëpi. Mesatarisht, 2-4 për qind përfundojnë në klinikë. Këto pacientë zakonisht kanë pneumoni ose komorbiditete të tjera që komplikojnë pasqyrën klinike. Mesatarisht, 1-4 përqind përfundojnë në aparat respirator”, tha Karaxhoski.
Karaxhoski kërkoi masa shtrënguese në pjesën e shqiptimit të dënimeve.
“Sikur edhe 5 ministra të emërojmë edhe një grup epidemiologësh askush nuk na ndihmon në rast se nuk na dëgjoni. Unë kërkoj masa shtrëngues në pjesën e shqiptimit të dënimeve”, tha Karaxhoski.