Ministria e shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë bërë 771 testime ndërsa janë regjistruar 161 raste të reja me koronavirus, raporton SHENJA.
Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 154 pacientë të shëruar.
Në 24 orët e fundit 12 persona kanë humbur betejën kundër koronavirusit. Shtatë prej tyre nga Shkupit, një pacient nga Struga, një nga Manastiri, një nga Kavadari, një nga Tetova dhe një nga Prilepi.
Të gjithë pacientët kanë humbur jetën në kushte spitalore.
Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë me koronavirusin janë infektuar 23 788 qytetarë, ndërsa janë shëruar 17 392. Betejën kundër KOVID-19 e kanë humbur 846 persona, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive është 5550.
Data 07.05.2024
Aktuale
- MPB: Dokumente personale mund të tërhiqen edhe nesër
- MPB: Qytetarët edhe nesër do të mund të marrin letërnjoftimet e reja
- Pak ditë pas lindjes, Kiara publikon fotografi me vajzën dhe Luizin
- Ambasadori i Maqedonisë në Moskë nuk shkoi në inaugurimin e Putinit
- Rreth 2000 vëzhgues dhe gazetarë vendas dhe të huaj do t’i ndjekin zgjedhjet
- Tentim për grabitje në ambientet e komunës së Çairit, ku mbahej materiali zgjedhor
- (VIDEO) Ka nisur heshtja zgjedhore, votojnë personat e sëmurë dhe të burgosurit
- (VIDEO) Aksident në porta Vllae, makina ndahet më dysh, lëndohen tre persona