Kryeministri dhe ministri i mbojtjes së Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov, thotë se nuk është koha që të caktohet konferenca e parë në mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut për fillimin zyrtar të negociatave aderuese. Ai këtë e interpreton si “mosrespektim të marrëveshjes bilaterale nga ana e Maqedonisë së Veriut”, për të cilën arsye autoritetet në Sofje, siç thekson në intervistë për një televizion bullgar, nuk do ta kundërshtojnë, por do të sugjerojnë se nuk është koha për takim ndërqeveritar. Zv/kryeministri për çështje evropiane Nikola Dimitrov sot ka deklaruar se Ballkani është në garë me kohën që të kyçet në BE, t’i zvofëlojë boshllëqet e ndërsjella ekonomike, ndërsa kontestet bilaterale këtë nuk do ta ndihmojnë.
Në intervistë për televizionin bullgar “Evropa” ministri Karakaçanov, pohon se autoritetet në Sofje gjatë tetorit të kaluar “kanë miratuar pozitë kornizë”, sepse Maqedonia e Veriut “nuk e respekton marrëveshjen bilaterale” për fqinjësi të mirë.
“Bullgaria nuk do ta kundërshtojë, por do të theksojë se ende nuk është koha për caktimin e datës për organizimin e konferencës së parë ndërqeveritare. Për momentin flas në emër të Qeverisë.” tha Krasimir Karakaçanov.
Zv/Kryeministri për çështje evropiane Nikola Dimitrov, i cili këtyre ditëve në Bruksel pati më shumë takime më përfaqësues të BE-së dhe të kryesimit gjerman, thekson se në procesin aderues duhet të ngrihen cështje me vlerat dhe parimet evropiane, jo konteste bilaterale.
“Ne nuk dëshirojmë të kyçemi në çfarëdoqoftë unioni, por në Bashkimin Evropian, ndërsa ky mbiemër do të thotë diçka. Është vështirë të ruhet kuptimi i këtij termi në qoftë se jemi të sfiduar për diçka që nuk do të duhej të jetë pyetje në Evropë në shekullin 21 – për atë kush jemi dhe çfarë gjuhe flasim…Kjo nuk do të jetë e lehtë, nuk dëshiroj ta nënçmoj këtë sfidë, por në qoftë se shohim racionalisht mund të ketë shumë përfitime në qoftë se të dyja palët janë të pjekura në këtë proces dhe me mençuri investojnë në marrëdhëniet e ndërsjella. Do të jetë shumë e vështirë të ruhet qëllimi i marrëveshjes në qoftë se nuk do të kemi sukses dhe për shkak të këtyre marrëdhënieve nuk do të ketë kornizë negociuse.” theksoi Zv/Kryeministri për çështje evropiane Nikola Dimitrov.
Sipas Dimitrovit, nëse shihet nga perspektiva ekonomike “rajoni është në garë me kohën”, sepse deficiti tregtar në BE në dekadën e fundit është ngjitur deri 100 miliardë euro. Vetëm në vitin 2018, rreth 230 mijë banorë të Ballkanit kanë arritur të marrin qëndrim legal dhe leje të punës në vendet e BE-së, për të cilën arsye fokusi i vendeve për momentin duhet të jetë “Evropa të sillet në shtëpi dhe të zvogëlohen boshllëqet ekonomike ose njerëzit e talentuar do të përfundojnë secili në Evropë.”