Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe u takua sot me ambasadoren suedeze Kristin Forsgren Bengtson. Në takim u bisedua për situatën e koronavirusit, si dhe mundësitë e ardhshme për bashkëpunim dhe mbështetje me personel. Suedia është miku dhe mbështetësi ynë i madh në luftën kundër Kovid-19, njoftoi Ministria e Shëndetësisë në faqen e saj në Fejsbuk.
Përmes Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, si koordinatori kryesor i mekanizmit evropian të mbrojtjes civile që nga fillimi i krizës Kovid-19, Hans Jorgen Mihael Selberg, një teknik mjekësor suedez, një muaj u ka ndihmuar kolegëve të tij në Klinikën për Sëmundjet Infektive dhe Gjendje Febrile”, informuan nga Ministria.