Për shkak të rritjes së interesit nga ana e lexuesve dhe njëherit për shkak të respektimit të protokolleve për mbrojtje nga Kovid-19, organizatorët e Panairit të Librit së bashku me Shoqatën maqedonase të botuesve, Shoqatën e botuesve dhe librashitësve të Maqedonisë – SHBLM, Shoqatën e botuesve shqiptarë nga Maqedonia dhe Shoqatën e botuesve shqiptarë në Maqedoni, vendosën që Panairi i Librit të ketë orar të zgjatur të punës sot dhe nesër.
Orari i punës për sot është nga ora 10:00 deri në 21:00, ndërsa për nesër nga 10:00 deri në 22:00. Të gjitha ditët e tjera mbetet me orarin e rregullt të punës.
Me qëllim të shmangies së turmave në zyrat e biletave, organizatorët kujtojnë se biletat për Panairin e Librit mund të blihen përmes sistemit elektronik onlajn në www.karti.com.mk me çmim prej 30 denarëve (linku direkt: https: //www.karti.com.mk / etickets / TicketList.aspx? pEventID = 3562
Panairi i librit mbështetet nga Ministria e Kulturës së Maqedonisë së Veriut.