Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike dërgoi urim me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, në të cilin bëri thirrje që ta tregojmë dashurinë për shtetin në vepër.
“Pikërisht në këtë ditë agjenda ime më çon në rrugë nëpër vend, moment i shkëlqyer për retrofleksion në atë që unë e bëj për shtetin. Të drejtat dhe liritë i kemi të garantuar me ligj, por çfarë bëjmë me to është përgjegjësi e jona. Për ditëlindjen e 29-të të shtetit dëshiroj që në[ jubileun e 30-të, vitin e ardhshëm, ta kemi tejkaluar krizën e shkaktuar nga Kovid-19, ekonomia të jetë e qëndrueshme dhe e parashikueshme që do të sjellë rritje të investimeve të kompanive vendore dhe të huaja, rritje she zhvillim të qëndrueshëm që do të sjellë rritje të standardit të jetesës përmes rritjes së pagës minimale dhe mesatare”, ka shkruar Bytyqi.
Ai bëri thirrje të vazhdojmë ta zhvillojmë bashkëpunimin me të gjithë faktorët e shoqërisë, që ta përforcojmë besimin e ndërsjellë dhe të krijojmë zgjidhje dhe politika të cilat janë për të mirën e të gjithë neve.
“Këto janë përpjekjet e mia dhe të kësaj qeverie. Të punojmë. Të përgjegjshëm, të përkushtuar dhe së bashku, vetëm kështu do të shkojmë të gjithë përpara. Ta tregojmë dashurinë # për shtetin në vepër. Ta festojmë ndër shekuj 8 Shtatorin – Ditën e Pavarësisë”, ka shkruar në Fejsbuk, zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi.