Në oborrin e dy shtëpive të vjetra në fshatin Greshnicë të Kërçovës, u mbajt edicioni i gjashtë i manifestimit “Dasma tradicionale e shqiptarëve të Kërçovës”. Duke respektuar masat preventive në kushtet e pandemisë globale, Shoqata “Fortesa” edhe sivjet, në ambiente autentike, shpalosi traditat e moçme të organizimit të dasmës kërçovare, si një pasuri shumë e çmueshme kombëtare, e cila kohët e fundit është zbehur dukshëm nga trendet e zhvillimit modern. Me këtë rast u prezantuan këngët e melosit burimor dhe vallet popullore, kostumografia e rrethit të Kërçovës dhe gatimet tradicionale të kësaj ane, që janë pjesë e ritualeve të dasmës kërçovare. Përmes këngëve të melosit burimor dhe këngëve lirike të grave, jepen mesazhe për nusen e dhëndrin, për krushqit dhe të afërmit e nuses dhe të dhëndrit.
Ky projekt i Shoqatës “Fortesa”, që ngërthen vlerat e trashëgimisë tonë kulturore, është financuar nga Ministria e Kulturës dhe komuna e Kërçovës.
Data 07.03.2026
Aktuale
- Krerët e VLEN bëjnë homazhe në Prekaz: Lavdi e përjetshme Adem Jasharit dhe dëshmorëve të kombit
- VLEN si shtëpi politike – ideja që bashkon është më e fortë
- U arrestua si pjesë e grupit të Inez Hajrullës, SPAK zbardh se si efektivi i policisë ndihmonte aktivitetin kriminal: Porositi 400 kg kokainë
- Goditja e grupit të Inez Hajrullës, SPAK zbardh episodet e trafikut të drogës: Aktiviteti ushtrohej në disa vende të BE! Si u vranë Gentjan Qarri dhe Bledar Birçaj
- Goditja e grupit të Inez Hajrullës, i ‘forti’ i Vlorës dhe Ervis Matodashaj të përfshirë edhe në vrasjen e Bledar Birçaj! Zbardhen emrat e personave që SPAK lëshoi urdhër arreste dhe akuzat ndaj tyre
- Mexhiti: Çështja e liderit të VLEN-it, ende nuk është zgjidhur
- (VIDEO) Mickoski: Nëse ka rritje drastike të çmimeve, Qeveria do të intervenojë
- Borxhi ndaj bujqve arrin mbi 100 milionë euro, prodhuesit kërkojnë pagesa urgjente


