Në skenën kryesore “Parkingu Granit” në Dojran, sonte prej orës 19 fillon “D Festivali”, sivjet i titulluar “D festivali dhe miqtë” dhe tërësisht i është kushtuar skenës muzikore vendore. Organizatorët kumtuan se maksimalisht janë përkujdesur për sigurinë gjatë ngjarjes, me respektimin e të gjitha masave të imponuara me protokoll për ngjarje publike.
“Vizitorët në Dojran do të kenë mundësi t’i dëgjojnë “Superhiks”, “LD Pistolero”, “Bon Praskiza” si edhe të tjerë ndërsa organizatorët apelojnë që vizitorët të vijnë në kohë, vazhdimisht të mbajnë maskë dhe të jenë në distancë gjatë gjithë ngjarjes.
Me biletën për “D Festivalin 2020” të furnizuar deri më 30 korrik 2020 do të mund të marrin pjesë edhe në edicionin e dhjetë të ditëlindjes në vitin 2021 për ku paralajmërohen mysafirë specialë.
“Edicioni i madh zyrtar i festivalit apo edicioni i ditëlindjes është ricaktuar për në vitin 2021 në periudhë nga 2 deri më 4 korrik kur në mesin e artistëve të cilët janë konfirmuar deri më tani, do të jetë edhe Ki- Mani Marli, djali i Bob Marli, ikona e pankut dhe basisti i grupit “Ramones” – Marki Ramon, “Sonic Youth Repetitor”, duo elektronike legjendare gjermane “Booka Shade” dhe poetja karizmatike e cila e pushtoi skenën e publikut vendor – Telemama. Për disa ditë vjen edhe vala e dytë e artistëve të konfirmuar për D Festivalin 2021″, informojnë organizatorët”.