Në BDI vlon nga pakënaqësitë për shkak të Artan Grubit në emërimin në postin ekzekutiv pa miratimin e bazës së degës së Shkupit për çka edhe aludohet se ai synon të vije në krye të partisë si ushtrues detyre, thonë burime partiake për Almakos.
Dihet tashmë botërisht se Ali Ahmeti pritet të jap dorëheqje nga kreu i partisë për shkak të ftesës në Gjykatën e Hagës.
Këto burime të sigurta të Almakos brenda BDI-së thonë se rezistenca e një grupit të deputetëve të cilët çdo ditë e më shumë po shtohen është si pasojë e revoltës që Ali Ahmeti ka shpërfillur bazat partiake dhe emërimet i ka bërë vetëm në konsultim me Artan Grubin.
Marrëveshja për koalicionim me LSDM-në nuk i ka kaluar filtrat partiak por është ekskluzivitet i Artan Grubit dhe kjo gjë ka krijuar pakënaqësi të mëdha./Almakos