Tryeza e partive parlamentare shqiptare u themelua pas zgjedhjeve parlamentare të 11 dhjetorit të vitit 2016, nëpërmjet të Deklaratës së Përbashkët të partive të përfaqësuara në përbërjen e kaluar të kuvendit.
Gati se të gjitha obligimet nga Deklarata e përbashkët u realizuan gjatë mandatit të kaluar me kontributin e të gjitha palëve, që nga barazia gjuhësorë, përmbyllja e pjesës normative të Marrëveshjes së Ohrit, zgjedhja e kryetarit të parë shqiptarë të Kuvendit, ministrinë e re për sistem politik, marrëveshjen e Prespës dhe atë të fqinjësisë së mirë, ndryshimin e kushtetutës, reformat në sistemin e sigurisë dhe në sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, anëtarësimin në NATO dhe negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Përputhshmërisht, si fituese e zgjedhjeve të 15 korrikut dhe si partia që bartë legjitimitetin e shqiptarëve, Bashkimi Demokratik për Integrim inicoi takim të Tryezës së përbashkët më 13 gusht, në përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, pas konfirmimit të rezultateve zgjedhore dhe konstituimit të Kuvendit dhe pasi që edhe vet lideri i shqiptarëve Ali Ahmeti kishte kontaktuar me telefon me të gjithë kryetarët e partive shqiptare.
Në këto biseda, z. Gashi konfirmoi gatishmërinë për takim dhe pas konsultimeve me z. Sela, dy ditë më vonë, e anuloi. Z. Sela kërkoi që takimi të mbahet pas verifikimit të mandateve, por edhe ai ndryshoi mëndje.
Ndërsa z. Kasami pranoi ftesën dhe takimin e realizuam, kurse z. Thaçi pas bisedës fillestare, nuk u përgjigjë më.
Të gjithë me vrap haruan këto zotime te tyre dhe takimin me z. Ahmeti e zëvendësuan me takim me z. Zaev duke pritur në rend dhe duke mos respektuar vullnetin e shqiptarëve dhe duke rrënuar qëllimisht pozitat e shqiptarëve.
Që nga parafushata, fushata, dhe pas fushatës, këto parti ndryshuan qëndrimet e tyre disa herë më rradhë.
Andaj, Takimi i djeshëm u thirrë për të diskutuar mbi prioritetet tona të përbashkëta dhe jo për të siguruar mbështetje, por për të ndarë përgjegjësitë dhe për tu bërë bashkë pjesë të ndërtimit të historisë dhe për ti ndarë sukseset.
Përkundër deklarimeve publike afirmative, partitë shqiptare vendosën që ta braktisin Tryezën pa asnjë arsye bashkë edhe me ofertën tonë të sinqertë për ndarje të përgjegjësive.
Qytetarët vlerësojnë qëllimet e të gjithë neve dhe rrjedhimisht ata kanë përcaktuar rolet e të gjitha partive në katër vitet e ardhshme, prandaj dhe ne do ti prijmë bashkimit edhe përkundër nëpërkëmbëzave, pengesave, obstruksioneve dhe përpjekjeve për hyrje nga hyrje anësore, dritare e bodrume.
BDI dhe Ahmeti do ta vazhdojnë misionin e shenjtë për ti bashkuar shqiptarët edhe përkundër pengesave deri sa të krijohet një alternativë e denjë e bashkuar opozitare e cila nuk punon për dështim e rrënim, por për ndërtim e bashkim.” thonë nga BDI.