Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa do të shfrytëzoj çdo mjet politik për ta parandaluar formimin e qeverisë së re me BDI-në por pa Naser Zyberin kryeministër, thotë deputeti i koalicionit ASH-AAA, Skender Rexhepi – Zejdi.
“Nuk guxojmë të lejojmë që shqiptarët të mashtrohen edhe një herë siç kanë qenë të mashtruar 18 vite me radhë. I vetmi premtim parazgjedhor i BDI-së ishte “kryeministër shqiptar”, nuk kishte asnjë platformë politike e zhvillimore për vendbanimet shqiptare dhe ky premtim do realizohet, dhe e ka përkrahjen tonë, në të kundërtën, ne me çdo mekanizëm politik-demokratik do ta pamundësojmë krijimin e një qeverisjeje me BDI-në pa kryeministër shqiptar” u shpreh Rexhepi.