VMRO-DPMNE-ja ka ftuar sot LSDM-në që të tregojë se e ka ose jo shumicë parlamentare.
“Është koha LSDM të dalë para publikut maqedonas dhe të tregojë, se a ka shumicë në Kuvend dhe a do të formojë Qeveri”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.
Thonë, se nëse LSDM nuk e bën këtë, atëherë po manipulon qytetarët.
“Nëse nuk e bën këtë, kjo do të thotë se ata po e bëjnë këtë që t’i manipulojnë qytetarët”, thuhet më tej në kumtesë.
Më tej shkruajnë, se koalicionet e LSDM-së “zgjasin disa orë derisa ata vetë nuk demantohen” dhe e akuzojnë se “nuk solli reforma gjatë mandatit të tij, por varfëri, krizë ekonomike dhe regjim hibrid”./TV21