Ish deputeti i Lidhjes Social Demokrate, Rubin Zemon ka paralajmëruar se ka ardhur koha që në krye të Kuvendit të jetë femër.
Ai nëpërmes facbook ka përdorur në formë ironike edhe “PSE JO”-në të cilën BDI-ja e përdorte për kryeministrin shqiptar.
Ja postimi i tij i plotë:
Ndryshe, dje Almakos ekskluzivisht publikoi lajmin se zyrtarja e lartë e LSDM-së, Radmila Shekerinska, pritet të zë vendin e Talat Xhaferit të BDI-së, pra të bëhet kryetare e Parlamentit.
Burime brenda LSDM-së thanë për Almakos se kjo është punë e kryer, ndërsa nuk kanë precizuar se me cilat parti shqiptare është dakorduar votimi i Shqerinskës si kryeparlamentare.