Alsat 02.08.2020 15:28
4 viktima dhe 166 raste të reja me Covid-19 janë shënuar në 24 orët e fundit. Viktimat janë nga mosha 58 deri në 77 vjeçare. Sa iu përket rasteve të reja, sërish më shumë të infektuar ka në kryeqytet, 41, në Shtip 23, Kumanovë 17, Gostivar 15, Tetovë 12, Makedonski Brod 10 dhe Strugë 7.
Më shumë raste të reja në:
SHKUP 41
SHTIP 23
KUMANOVË 17
GOSTIVAR 15
TETOVË 12
M.BROD 10
STRUGË 7
Në 24 orët e fundit janë shëruar 185 pacientë, shumica nga Shkupi, Shtipi e Kumanova. Nga ana tjetër sa iu përket rasteve aktive në Komunat e Shkupit, Çairi mbetet më i prekuri me 170 raste aktive, komuna Aerodrom me 156,Gazi Baba me 139,Kisela Voda me 149, komuna Qendër me 120 aq sa ka edhe komuna e Karposhit, si dhe me 111 raste aktive është komuna e Shuto Orizares.
RASTE AKTIVE NË KOMUNAT E SHKUPIT
ÇAIR 170
AERODROM 156
GAZI BABË 139
KISELLA VODË 149
QENDËR 120
KARPOSH 120
SHUTO ORIZARË 111
Ndërkaq në mbarë vendin numri i rasteve aktive është 3675. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe nga tjetër ka tërhequr vërejtjen e qytetarëve se shazllonet nëpër plazhe shumë lehtë zëvendësohen me krevate në spital. Ai iu bëri thirrje qytetarëve ti respektojnë masat për mbrojtje nga Covid-19 pasi ditëve të fundit plazhet në Strugë e Ohër janë përplot me qytetarë të cilët nuk ruajnë as distancën dhe nuk respektojnë asnjë masë për mbrojtje.
Alsat