Në Klinikën për Urologji sot në mëngjes janë eksplantuar dy veshkë nga një pacient 46 vjeçar tek i cili dje ishte konfirmuar vdekje e trurit, informuan nga Ministria e Shëndetësisë.
Për momentin, siç deklaroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në vijim është transplantimi i parë i veshkës tek një vajzë 35-vjeçare e cila për disa vite është në dializë me ç’rast do të vijojë edhe transplantimi i dytë.
“Për fat të keq, kësaj radhe nuk patëm pranues të përshtatshëm të zemrës dhe ajo nuk do të transplantohet. E falënderoj familjen e donatorit, e cila në momentet e dhimbjes më të madhe vendosi t’i dhurojë organet dhe t’i shpëtojë të paktën dy jetë. Të sillet vendim të dhurohen organet e të afërmit në momentin kur e humbisni përgjithmonë është e vështirë. Duhet shumë fuqi, shumë dashuri dhe humanitet të mendoni për jetën e dikujt tjetër kur e humbisni më të dashurin. Njerëzit të cilët sjellin vendime të tilla janë t veçantë. Jemi falënderues pa fund që edhe një herë na dëshmuam se jeta megjithatë mund të falet”, tha Filipçe.
Nga Ministria informojnë se ky është transplantimi i dytë kadaverik dhe i katërti nga një donator i gjallë për këtë vit.
“Më 23 maj nga një odnator i vdekur u transplantuan një zemër dhe veshkë. Paraprakisht pati edhe katër transplantime të veshkave nga një donator i gjallë. Në kohën kur sistemi shëndetësor është nën presionin e pacientëve me Kovid-19, Programi për transplantim vazhdon të realizohet”, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.