Me rastin e festës së Kurban Bajramit, kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në emrin e tij personal dhe në emër të partisë dërgoi urim për të gjithë besimtarët e besimit islam.
“Të nderuar qytetarë, pjesëtarë të bashkësisë fetare islame ua uroj festën e Kurban Bajramit, me dëshirat më të mira që këtë festë ta kaloni në disponim të mirë me më të afërmit e juaj dhe gjithsesi me respektimin e masave për mbrojtje nga koronavirusi”, qëndron në urimin e Zaevit.
Kjo festë, potencoi lideri i LSDM-së Zaev, është festë përmes së cilës përhapet mirësia dhe është përkujtim se pikërisht solidariteti, barazia dhe ndihmesa e ndërsjellë dhe respektimi janë vlerat rreth së cilave të gjithë duhet të jemi të bashkuar.
“Vetëm në këtë mënyrë, nëse vërtetë e ndihmojmë dhe respektojmë njëri-tjetrin, nëse jemi solidarë me njëri-tjetrin do t’ia dalim ta ndërtojmë një shoqëri të barabartë dhe të drejtë të individëve të respektuar dhe të kënaqur. Vlerat dhe fryma që kjo festë na e sjellë me vete le të na udhëheqin në rrugën e një të ardhme më të mirë dhe më të ndritur për të gjithë”, qëndron midis tjerash në urimin e kryetarit të LSDM-së Zoran Zaev.